Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ka kryer bastisje në dy lokacione në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.
Aksioni është ndërmarrë pas dyshimeve për një rast kanosjeje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar katër armë të gjata, prej të cilave dy me leje dhe dy pa leje. Sipas policisë, i dyshuari për rastin ndodhet jashtë vendit.
Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë.




