Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për procesin e qetë dhe të rregullt zgjedhor të 7 qershorit.
Ai tha se zgjedhjet kanë qenë të lira, por sipas tij jo plotësisht të barabarta, duke përmendur përdorimin e resurseve dhe parasë publike gjatë fushatës.
Hamza theksoi se rezultati i zgjedhjeve është ende në proces përfundimtar të numërimit, ndërsa sipas tij PDK aktualisht pritet të ketë 24 deputetë.
Ai shtoi se abstenimi i votuesve është një mesazh i qartë për nevojën e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke kërkuar që partitë të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe jo në kriza politike.
Po ashtu, Hamza njoftoi se PDK do të zhvillojë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti, ku do të përfshihet edhe gara për kryetar të partisë./EO/




