Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për shpalljen e projekteve fituese për ndërtimin e “Memorialit Përkujtimor Adem Jashari” në kryeqytet.
Sipas tij, koncepti i përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues do të realizohet në Prishtinë dhe do të përfaqësojë një vepër me rëndësi të madhe historike dhe kombëtare.
Memoriali “Zâni i Lirisë” është përshkruar si një simbol që nderon figurën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, duke përçuar mesazhin e sakrificës për liri dhe pavarësi.




