Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 Qendra Komunale të Numërimit në Kosovë. Sipas KQZ-së, në proces janë angazhuar mbi 2,200 persona në 508 ekipe.
Zëdhënësi Valmir Elezi tha se numërimi i votave për subjekte politike ka përfunduar në 2,498 vendvotime, ndërsa materialet zgjedhore janë dërguar në QKN për verifikim dhe numërim të votave të kandidatëve.
Procesi ka nisur në 15 komuna dhe është shtrirë në 23 të tjera gjatë pasdites, përfshirë Prishtinën, Prizrenin dhe Ferizajn.
Sa i përket votimit jashtë Kosovës, në përfaqësi diplomatike kanë votuar 80.85% e qytetarëve të regjistruar, ndërsa të dhënat për votimin me postë ende nuk janë përfundimtare.




