Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës do të protestojnë të martën, më 9 qershor 2026, në orën 12:00 para objektit të Televizionit të Kosovës, duke kërkuar pagesën e plotë të pagave të mbetura.
Sindikata e RTK-së dhe organizatat përkatëse kanë shprehur pakënaqësi për vonesat, duke thënë se nuk është ofruar ende asnjë zgjidhje nga menaxhmenti.
Sipas tyre, vonesat po rëndojnë gjendjen financiare të punëtorëve dhe familjeve të tyre, ndërsa pagesa e rregullt e pagave është e drejtë themelore.
Sindikatat u kanë bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen protestës për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tyre.




