Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 56 aksidente trafiku, prej tyre 21 me persona të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Sipas raportit ditor, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa policia ka shqiptuar gjithsej 2,136 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 18 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.




