Në Klinë është arrestuar një person i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, kanosje, sulm dhe mbajtje të paautorizuar të armës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, pasi një qytetare kishte raportuar se po kërcënohej nga i dyshuari, i cili dyshohej se posedonte armë.
Gjatë arrestimit, i dyshuari ka rezistuar dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta. Tek ai është gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator dhe nëntë fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.




