Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e zgjedhjeve.
Ai ka theksuar se Kroacia mbetet mbështetëse e fuqishme e rrugës evropiane të Kosovës dhe pret që institucionet e reja të formohen sa më shpejt, në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.




