KB Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Arian Azemi për sezonet e ardhshme.
Klubi prizrenas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje dyvjeçare me lojtarin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2027.
Me këtë transferim, Bashkimi vazhdon përforcimin e ekipit në prag të edicionit të ri, me synimin për të konkurruar për trofetë në basketbollin kosovar./KlanKosova/




