Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë afër finalizimit të një marrëveshjeje që, sipas tij, do të pengonte zhvillimin e armëve bërthamore nga Teherani.
Ai tha se bisedimet kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak ditësh.
Trump komentoi edhe situatën mes Iranit dhe Izraelit, duke u shprehur se palët kanë treguar gatishmëri për uljen e tensioneve dhe ndërprerjen e përplasjeve të fundit.
Sipas tij, një zhvillim i tillë do të ndihmonte në stabilizimin e situatës në rajon dhe në avancimin e përpjekjeve diplomatike.




