Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, kanë vizituar Qendrën Komunale të Numërimit të KQZ-së në Prishtinë, në kuadër të vëzhgimit diplomatik të koordinuar nga BE-ja.
Palatova tha se numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë pjesë thelbësore e integritetit zgjedhor, duke shprehur kënaqësi për angazhimin e partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile në këtë proces.




