Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kancelari austriak Christian Stocker, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Vjenë.
Kurti ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që nga vitet ’90, si në procesin e shtetndërtimit ashtu edhe në rrugën evropiane, përfshirë kontributin në kuadër të KFOR-it.
Në fokus të takimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Kurti kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Austrisë në institucionet evropiane. Po ashtu, u diskutua thellimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet, energjia, digjitalizimi dhe siguria rajonale.
Kurti dhe Stocker shkëmbyen gjithashtu urime për zhvillimet e fundit politike dhe angazhimet ndërkombëtare të dy vendeve./EO/




