Tri organizata sindikale të RTK-së kanë paralajmëruar protestë sot në orën 12:00 para objektit të Televizionit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët.
Sindikatat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve, ndërsa u bëjnë thirrje punonjësve t’i bashkohen protestës.




