Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 31 aksidente me të lënduar dhe 42 me dëme materiale, pa asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,038 gjoba trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.




