Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare.
Ajo tha se Lidhja, e themeluar më 10 qershor 1878, përfaqëson organizimin e parë politik e ushtarak të shqiptarëve dhe mbetet simbol i bashkimit, qëndresës dhe vetëdijes kombëtare.
Sipas Haxhiut, idealet e Lidhjes vazhdojnë të jenë frymëzim për brezat e sotëm dhe pjesë themelore e historisë kombëtare shqiptare.




