Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar mbi 58% të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, përkatësisht 1,451 nga gjithsej 2,498 vendvotime.
Sipas të dhënave, më të votuarit në Lëvizjen Vetëvendosje janë: Albin Kurti me 136,616 vota, Glauk Konjufca me 107,386, Albulena Haxhiu me 62,080, Hekuran Murati me 54,064 dhe Donika Gërvalla me 50,168 vota.




