Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin vendime të shpejta për sigurinë energjetike, duke mbështetur përfshirjen e vendit në projektet e gazit natyror dhe LNG-së amerikane.
AKB vlerëson se mungesa e një strategjie afatgjatë energjetike po i kushton ekonomisë miliona euro dhe po dëmton konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se Kosova duhet të zgjedhë mes varësisë dhe sigurisë energjetike, duke kërkuar që të shmangen vonesat në vendimmarrje për projektet strategjike në sektorin e energjisë.




