Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për një investim prej 775 mijë eurosh për përmirësimin e furnizimit me ujë në katër fshatra të Shalës në Mitrovicë.
Projekti, që po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe KRU Mitrovica, përfshin zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimin e rezervuarëve dhe stacioneve të pompimit.
Sipas Rizvanollit, investimi do të përmirësojë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Melenicës, Zjaqit, Maxherës dhe Vllahisë.




