Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, të sqarojnë se kur do të shpërndahet mbështetja prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.
Sipas Azemit, sindikata po pranon vazhdimisht pyetje nga punëtorët lidhur me afatin e pagesës së kësaj mase të paraparë në Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0.




