Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar për rastin PS.nr.88/2025, të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Aktakuza përfshin disa persona të dyshuar për “krime lufte kundër popullsisë civile”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, gjykimi do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata nuk kanë qenë të arritshëm. Gjykata ka bërë thirrje që të akuzuarit të paraqiten para organeve të drejtësisë dhe të dorëzohen.
Po ashtu, qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tyre ftohen t’i njoftojnë institucionet kompetente.
Seanca është caktuar të mbahet më 20 korrik 2026, në ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë në Hajvali.




