Panxhari është i pasur me vlera ushqyese si hekur, bakër, mangan, magnez, kalium dhe vitamina B, si dhe përmban sheqer natyral që i jep trupit energji.
Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i panxharit ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe në stabilizimin e presionit të gjakut, duke kontribuar në shëndetin kardiovaskular.
Po ashtu, ai ndihmon në rritjen e energjisë dhe qëndrueshmërisë fizike, si dhe përmirëson funksionin e trurit falë përbërësve që ndikojnë në relaksim dhe përqendrim.
Panxhari konsiderohet gjithashtu i dobishëm për mëlçinë, pasi ndihmon në pastrimin e saj dhe në parandalimin e grumbullimit të yndyrës.
I pasur me antioksidantë dhe vitamina, ai ndihmon në forcimin e imunitetit, përmirësimin e shikimit dhe në ruajtjen e shëndetit të zemrës.




