Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:40 janë procesuar 70.10% e vendvotimeve në gjithë Kosovën, apo 1,751 nga 2,498 gjithsej.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara mbetet Vjosa Osmani me 54,825 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 49,635 vota, Doarsa Kica Xhelili me 38,397 vota dhe Hykmete Bajrami me 30,265 vota.




