Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sofje të Bullgarisë.
Ai ka theksuar se integrimi evropian duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në merita, duke vlerësuar progresin e Kosovës në demokraci, sundim të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Konjufca ka kërkuar që ky progres të reflektohet në hapa konkretë drejt BE-së, si dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve si hekurudha Prishtinë–Durrës dhe integrimi në rrjetin TEN-T.
Gjatë vizitës, ai është takuar edhe me ministren e Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova, ku është diskutuar thellimi i marrëdhënieve dhe procesi i integrimit evropian të Kosovës.




