Sipas rezultateve preliminare të publikuara në orën 16:30, janë procesuar 1,784 nga 2,498 vendvotime në Kosovë (71.42%).
Sipas të dhënave, në kuadër të AAK-së – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, më së shumti vota kanë marrë kandidatët: Ramush Haradinaj me 26,805 vota, i ndjekur nga Ardian Gjini me 29,752 vota, Daut Haradinaj me 20,407 vota dhe Besnik Tahiri me 17,588 vota.




