Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti studentë të nivelit master nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndjekin programin e Shkencave Ndërkombëtare dhe Krahasuese në ETH Zurich.
Gjatë takimit u diskutua për rrugëtimin e Kosovës nga përpjekjet për liri deri te ndërtimi i institucioneve moderne të sigurisë dhe mbrojtjes, luftën e UÇK-së, zhvillimin e FSK-së, si dhe sfidat aktuale të sigurisë.
Po ashtu, u trajtuan temat e bashkëpunimit me NATO-n, partneritetet me aleatët dhe rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
Maqedonci falënderoi studentët për interesimin dhe diskutimin konstruktiv, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve akademike për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.




