Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-së lidhur me gjobën prej 5,100 eurosh ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore.
Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se një nga ankesat për shkeljen e pretenduar nga LVV është paraqitur nga IKD.
Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së ndaj vendimit të PZAP-së.




