Debatet e fundit në Shqipëri për rolin e influencerëve në shoqëri kanë nxitur reagime të shumta, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe diskutimeve në media.
Ndaj kësaj çështjeje ka reaguar edhe influencerja Efi Dhedhes, e cila përmes disa postimeve në Instagram ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën si po trajtohet ky debat publik.
Ajo theksoi se aktiviteti në rrjetet sociale është punë dhe burim të ardhurash për shumë persona, duke shtuar se shpesh po shpërfillet kontributi i tyre dhe po devijohet vëmendja nga çështjet më të rëndësishme.
Në reagimin e saj, Efi u bëri thirrje kritikëve dhe pjesëmarrësve në debate publike që të respektojnë punën e krijuesve të përmbajtjes dhe t’i lënë ata të vazhdojnë aktivitetin e tyre pa presion të panevojshëm.




