Pas ndarjes, shumë persona përballen me dilemë nëse duhet të mbajnë marrëdhënie miqësore me ish-partnerin apo jo.
Në disa raste, si kur çiftet kanë fëmijë së bashku, komunikimi dhe një formë miqësie është i domosdoshëm. Megjithatë, ekspertët theksojnë se menjëherë pas ndarjes nuk rekomandohet ruajtja e kontaktit të afërt, pasi nevojitet kohë dhe distancë emocionale.
Miqësia me ish-partnerin mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët nuk kanë më ndjenja dhe nuk kanë pritshmëri për rikthim të lidhjes. Në të kundërt, kjo mund të sjellë konfuzion dhe konflikte të reja.
Nga ana tjetër, disa persona zgjedhin të mbajnë një raport miqësor për të shmangur inatet dhe për të mos e konsideruar ndarjen si dështim personal.




