Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe intelektualit Arsim Zekolli.
Ai tha se lajmin e trishtë e ka marrë gjatë qëndrimit në Vjenë, ndërsa ka vizituar edhe familjen e të ndjerit në Bllacë të Suharekës për të shprehur ngushëllimet.
Kurti vlerësoi Zekollin si një intelektual me mendim të thellë dhe kritik, duke theksuar se kontributi i tij në jetën publike dhe shoqërore do të mbetet i paharruar.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.




