Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me politikat energjetike dhe projektin e gazit amerikan, duke ngritur disa pyetje mbi qasjen e ekzekutivit në këtë fushë.
Ai ka pyetur pse Qeveria nuk po e mbështet projektin e gazit amerikan, ndërsa ka theksuar se vendet e rajonit po përfshihen në këtë iniciativë strategjike për uljen e varësisë nga ndikimi rus.
Hoti ka akuzuar gjithashtu Qeverinë për mungesë të investimeve në kapacitete të reja energjetike gjatë viteve të fundit dhe ka ngritur shqetësime për varësinë e Kosovës nga importi i energjisë.
Ai ka theksuar se çështja e energjisë lidhet me sigurinë energjetike dhe orientimin gjeopolitik të vendit, duke e cilësuar projektin e gazit si të rëndësishëm strategjik.
Sipas tij, kjo temë është trajtuar në mënyrë të pamjaftueshme nga opozita dhe institucionet, pavarësisht rëndësisë që ka për vendin.




