Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar komandant Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit, duke vlerësuar kontributin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo theksoi rolin e Shehit në organizimin dhe stërvitjen e luftëtarëve të UÇK-së, si dhe shërbimin e tij si komandant i Brigadës 153 “Hyzri Talla” në Zonën Operative të Llapit.
Haxhiu e cilësoi këtë dekorim si mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tij gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.





