Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, i cili tregon se në vend janë regjistruar gjithsej 62 aksidente trafiku.
Sipas statistikave, 25 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 37 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka shqiptuar gjithashtu 1.880 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar 13 persona, shtatë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.




