Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur studentë nga ETH Zürich, një prej universiteteve më të njohura në botë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite edukative.
Haxhiu tha se me studentët ka biseduar për Kosovën e sotme, demokracinë, proceset zgjedhore, institucionet, rininë, teknologjinë dhe potencialin e vendit në fushat e dijes, inovacionit dhe zhvillimit.
Ajo theksoi se Kosova, me popullsinë e saj të re dhe të lidhur me botën, mbetet një vend tërheqës për studentë, studiues dhe universitete ndërkombëtare, duke shprehur shpresën që vizita t’i nxisë ata të rikthehen në të ardhmen si studiues, miq apo bashkëpunëtorë.




