Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar familjen Jashari në Skenderaj për të shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit.
Ajo ka vlerësuar kontributin e tij, duke thënë se i përkiste brezit që iu përgjigj thirrjes për liri me guxim dhe sakrificë në kohët më të vështira për Kosovën.
Në emër të institucioneve të vendit, Haxhiu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe ka theksuar se Sahit Jashari do të kujtohet me nderim për veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë.




