Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë po hetohen dhe ndiqen penalisht si asnjëherë më parë.
Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe AKI-në për arrestimin e pesë të dyshuarve për masakrën e Reçakut, si dhe një të dyshuari tjetër për vrasje të civilëve në Ponesh të Gjilanit.
Sveçla ka theksuar se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që kanë kryer krime kundër popullatës civile, duke shtuar se drejtësia për viktimat është detyrim institucional dhe moral që nuk parashkruhet.
Ai ka thënë se institucionet do të vazhdojnë hetimet deri në vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve për krimet e luftës në Kosovë.





