Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka komentuar prezantimin e raportit britanik për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se ai ka zgjuar interes të madh te shumë shtete pjesëmarrëse.
Ai ka theksuar se mungesa e përfaqësuesve të Gjykatës Speciale në këtë prezantim është e papranueshme, pavarësisht se, sipas tij, ftesa ishte dërguar që në dhjetor.
Qelaj shtoi se pjesëmarrja e institucioneve do të ishte e rëndësishme për transparencën dhe dialogun institucional.




