Biznesmeni Behgjet Pacolli ka deklaruar se atij dhe kompanisë së tij u është ndaluar hyrja në Aeroportin e Vlorës, projekt që sipas tij ishte në fazën përfundimtare të përgatitjes.
Ai tha se terminali dhe infrastruktura ishin pothuajse të përfunduara, por më 18 maj u ndalua qasja në objekt nga grupe të paautorizuara.
Pacolli pretendon se edhe pas vendimeve gjyqësore në favor të kompanisë së tij, situata nuk është zgjidhur dhe se në objekt po hyjnë persona të paautorizuar.
Ai i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të ndërhyjnë dhe të garantojnë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e investimit.




