Eksperti i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se koalicioni më i favorshëm për stabilitet institucional në Kosovë do të ishte mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Në “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se një bashkëpunim i tillë do të siguronte qeverisje më të qëndrueshme dhe funksionim më efikas të institucioneve.
“Për me qenë ma stabile qeveria dhe funksionet shtetërore, duhet me qenë VV–PDK”, tha Kryeziu, duke shtuar se partitë duhet të tejkalojnë ndarjet politike.
Ai përmendi si alternativa të mundshme edhe koalicione të tjera, përfshirë VV me LDK-në apo me AAK-në.




