Diplomatë dhe ish-zyrtarë ndërkombëtarë vlerësojnë se sfida kryesore për Kosovën nis pas zgjedhjeve, me procesin e formimit të institucioneve dhe sigurimin e stabilitetit politik.
Ata theksojnë se bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është i domosdoshëm për funksionimin e shtetit dhe avancimin e agjendës evropiane.
Ish-ministri britanik Denis MacShane tha se në Evropë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme qeverisja me koalicione, duke paralajmëruar se mungesa e stabilitetit mund të ndikojë edhe në interesin ndërkombëtar për Kosovën.
Ndërkaq, ish-diplomati Daan Everts u shpreh i zhgënjyer me mungesën e kompromisit mes partive politike, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe ndërtim institucionesh funksionale.




