Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së “Javës për Ndihmë Juridike Falas”.
Ky aktivitet shënohet me konferencën me temën “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë”, që synon promovimin e rëndësisë së ndihmës juridike falas dhe avancimin e qasjes së barabartë në sistemin e drejtësisë.
Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ekspertë të fushës së drejtësisë dhe organizata që kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.




