Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 39 aksidente trafiku, prej të cilave dy kanë përfunduar me fatalitet, 23 me persona të lënduar dhe 14 vetëm me dëme materiale.
Policia e Kosovës njofton se në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar gjithsej 1737 tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, gjatë së njëjtës periudhë janë arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.




