Pas paralajmërimeve të NATO-s për një optimizim të pranisë së KFOR-it në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, Gjermania ka bërë të ditur se nuk planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në vend.
Në një përgjigje për media, autoritetet gjermane kanë konfirmuar se Forcat e Armatosura të Gjermanisë do të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.
“Bundeswehr do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë”, ka deklaruar shkurt një zëdhënës i Komandës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë.
Po ashtu, Bundestagu gjerman ka votuar së fundmi për vazhdimin e misionit gjerman në KFOR, duke rikonfirmuar mbështetjen për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë./EO/




