Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Deri të hënën në ora 16:00, janë numëruar 102 nga gjithsej 223 kuti votimi, ose 35.87 për qind e procesit.
Sipas KQZ-së, pas përfundimit të vlerësimit të pakove me fletëvotime, janë aprovuar 82,809 pako, ndërsa 2,981 janë refuzuar.
Votimi me postë u zhvillua nga 21 maji deri më 6 qershor, ndërsa për këtë formë votimi ishin regjistruar rreth 105 mijë shtetas të Kosovës jashtë vendit.




