Rënia e flokëve është një shqetësim i zakonshëm që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si mosha, stresi, mungesa e lëndëve ushqyese apo problemet shëndetësore.
Ekspertët e ushqimit theksojnë se vezët janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e flokëve. Ato janë të pasura me biotinë (vitaminë B), e cila luan rol të rëndësishëm në forcimin dhe rritjen e flokëve.
Mungesa e biotinës lidhet me dobësimin e flokëve, ndërsa konsumimi i ushqimeve që e përmbajnë këtë vitaminë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të tyre.
Përveç biotinës, vezët përmbajnë edhe proteina me cilësi të lartë, të domosdoshme për forcimin e flokëve dhe rritjen e tyre në mënyrë të shëndetshme.
Për këtë arsye, përfshirja e vezëve në ushqyerjen e përditshme mund të jetë një hap i thjeshtë dhe i dobishëm për kujdesin ndaj flokëve.




