Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 70 aksidente trafiku, prej tyre 37 me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka shqiptuar 2.182 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Po ashtu, janë arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.




