Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 16 qershor 2026.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është 1.49 euro për litër, i benzinës 1.39 euro për litër, ndërsa i gazit 0.67 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.




