Si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm operacional dhe hetimor të Policisë së Kosovës në Gjakovë, më 14.06.2026 është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në disa raste të veprave penale kundër pasurisë.
I dyshuari, B.K., dyshohet për pesë raste të “vjedhjes së rëndë” dhe dy raste të “vjedhjes”, kryesisht në lokale afariste në qytetin e Gjakovës, ku janë vjedhur para të gatshme.
Pas arrestimit dhe intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe garantimin e rendit e sigurisë publike.




