Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme, e cila më herët kishte anuluar rregulloren e Këshillit Prokurorial të Kosovës për mandatin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.
Rasti lidhet me ndryshimet në rregullore që përcaktonin mandat trevjeçar me mundësi rizgjedhjeje. Vendimi kishte shkaktuar kontestime ligjore nga ish-koordinatori Shqipdon Fazliu, i cili pretendonte cenim të pozitës së tij.
Kushtetuesja vlerësoi se pretendimet për shkelje kushtetuese nuk qëndrojnë dhe rrëzoi vendimin e Supremes, duke rikthyer në fuqi rregulloren e KPK-së.




