Më datë 16 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Xh.K. mashkull nga Prizreni.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 10 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” nga neni 275, i KPRK-së.
I arrestuari Xh.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.




