Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka përkujtuar Dëshmorët e Kombit në Ditën e Dëshmorëve dhe Ditën e Çlirimit të Malishevës.
Ai tha se me nderim dhe krenari kujtohen të gjithë ata që me sakrificën e tyre hapën rrugën e lirisë së vendit, duke theksuar se bijtë dhe bijat më të mira të kombit dhanë gjithçka për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
Sipas Krasniqit, liria që gëzojmë sot është amanet i dëshmorëve, ndërsa kujtimi dhe respekti për ta do të mbeten përherë të gjalla në zemrat e qytetarëve.




